LAJMI I FUNDIT:

YouTube do ta lansojë shërbimin e muzikës me pagesë

YouTube do ta lansojë shërbimin e muzikës me pagesë

Shërbimi më i madh i videove në botë, YouTube që është pronë e Google tha të martën se e ka në plan të nisë një shërbim të muzikës me pagesë, i cili vjen si përgjigje ndaj kritikave për idenë e bllokimit të disa faqeve dhe llogarive pa pagesë në faqen e saj të cilat nuk bien dakord me kushtet e YouTube për përmbajtje.

YouTube deklaroi se për shërbimin e ri të muzikës me pagesë tashmë ka krijuar partneritet me "qindra produksione të mëdha dhe të pavarura" të muzikës, duke i konfirmuar zërat që pohonin se së shpejti YouTube do të krijojë shërbimin e muzikës me pagesë në faqe, në partneritet me faqet më të popullarizuara në internet.

Lajmi është bërë publik pasi disa grupe të tregtimit të muzikës e kanë kritikuar YouTube për planet e saj për të bllokuar përmbajtjen e produksioneve të caktuara të cilat përmbajtjen e tyre e paraqesin online dhe pa pagesë, ndërsa shërbimi i famshëm i Google e kushtëzon këtë përmbajtje me mbështetje të reklamave, dhe abonim në programin e muzikës me pagesë.

Marrëveshjet që YouTube është duke i ofruar janë cilësuar si "shumë të pafavorshme, dhe me kushte të panegociueshme," thuhej sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Worldwide Independent Music Industry Network muajin e kaluar.


YouTube nuk pranoi të komentojë mbi kushtet e marrëveshjeve, por tha se shërbimi i ri do të sigurojë të ardhura të reja për industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

DeepSeek mbledh

DeepSeek mbledh "tepër" të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut

Teknologji
Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Kalo në kategori