LAJMI I FUNDIT:

Miliarda njerëz nuk duan të jenë në internet

Miliarda njerëz nuk duan të jenë në internet

Google, Facebook dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë janë duke investuar në mënyra të ndryshme për të sjellë qasjen në internet në ato pjesë të botës, të cilat janë ende të shkëputura nga rrjeti.

Metodat kreative dhe shumë të kushtueshme për arritjen e këtij qëllimi përfshijnë përdorimin e balonave ajror, satelitët, aeroplanet pa pilot dhe laserët. Me gjithë këto përpjekje të përbashkëta të këtyre kompanive, rreth 4 miliardë njerëz ende nuk kanë qasje në internet.

Ndërsa numri i përdoruesve të internetit në nivel global pritet që së shpejti të kalojë shifrën prej tre miliardë, Internet Society beson se ka ende sfida të rëndësishme që duhet të adresohen në mënyrë që të sigurohet që popullsia e botës është e lidhur me internet.

Kostoja e shërbimeve të internetit është, natyrisht, shpesh një faktor i rëndësishëm që i mban njerëzit larg shërbimit.


Komisioni i OKB-së dëshiron që pakoja hyrëse e internetit të mos jetë më e lartë se 5 për qind e të ardhurave mesatare mujore, deri në fund të vitit 2015. Megjithatë, edhe pse shumë vende e kanë arritur këtë objektiv, ka ende mjaft vende në zhvillim që kanë mbetur prapa sa i përket lidhjes me internet.

Por kostoja nuk është i vetmi faktor. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë në internet për një arsye shumë të thjeshtë – ata nuk shohin ndonjë nevojë për të qenë të lidhur online, ose nuk kanë interes për të qenë të lidhur me internetin.

Mungesa e përmbajtje relevante në nivel lokal dhe programet kompjuterike mbeten një bllok i madh pengues. Në këtë mes, është edhe problemi i qeverive dhe kufizimet që ato vendosin për internet, për arsye politike, sociale apo fetare. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

DeepSeek mbledh

DeepSeek mbledh "tepër" të dhëna personale – thotë Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut

Teknologji
Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Kalo në kategori