LAJMI I FUNDIT:

Google përgatitet për lansimin e madh të Android TV

Google përgatitet për lansimin e madh të Android TV

Google është duke bërë përpjekje të reja për lansimin e resiverit Android TV, i cili do të sjell ndërfaqen e re dhe të lehtë për tu përdorur, kontrollin me zë, njoftimet direkte tek përdoruesi, dhe jo vetëm kaq.

Në një raport, The Verge e ka konfirmuar se Google është duke e ribrenduar Google TV nën ombrellën e Android.

Platforma e re e televizionit të Google do të jetë konkurruese me ofertat ekzistuese si Roku, Apple TV dhe Amazon Fire TV.

I mbështetur nga Android, resiveri i ri i Google besohet se do të vijë në formë të një resiveri me ndërfaqe moderne e cila do ti përngjajë asaj të Apple TV.


Në dokumentin e Google thuhet se përdoruesit do ti duhen jo më shumë tri klikime për të arritur nga faqja e parë e platformës tek përmbajtja e dëshiruar. Android TV është version i ri i Google TV me funksionet si VoIP, mbështetje për ekranin e ndjeshëm në prekje, NFC, si dhe kornizën e kërkimit për aplikacione dhe përmbajtje të palëve të jashtme.

Google tashmë ka krijuar një partneritet me kompanitë si Hulu për krijimin e ofertës fillestare për Android TV, ndërsa në vijim do të sjell edhe qasjen në ekranin e madh për shërbimet e saj më të famshme si YouTube dhe Hangouts. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori