LAJMI I FUNDIT:

Thaçi viziton kompaninë “Scards”: Ndihem krenar me ju!

Thaçi viziton kompaninë “Scards”: Ndihem krenar me ju!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, ka vizituar kompaninë “Scards” në Prishtinë.

Pas takimit me pronarët e kompanisë “Scards”, Thaçi u prononcua tha se ishte kënaqësi për të që takonte këtë grup të të rinjve të Prishtinës, që kanë themeluar një kompani të IT-së, “që i takon të sotmes, por edhe të ardhmes”.

“Ajo, çka me të vërtetë jam shumë i entuziazmuar dhe i mrekulluar nga kjo punë e shkëlqyer e gjithë këtyre vajzave dhe djemve, është se këta kanë themeluar edhe akademinë ‘Scards’ që është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë kosovarë, do të thotë një investim i drejtpërdrejtë në edukim”, ka thënë ai, duke shtuar se fondi i tij i premtuar pre një miliard euros, do të shpërndahet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Kjo akademi do të jetë një mundësi e madhe për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dëshiroj t’ju uroj për sukseset, për punën e mrekullueshme. Iu uroj ju dhe gjithë ekipit tuaj të mrekullueshëm. Ndihem krenar me ju!”, tha Thaçi. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Teknologji
Kalo në kategori