LAJMI I FUNDIT:

NSA: Kompanitë e dinin për programin tonë për të dhënat

NSA: Kompanitë e dinin për programin tonë për të dhënat

Agjencia amerikane për sigurinë kombëtare, e njohur me shkurtesën NSA, ka thënë se gjigantët amerikan të teknologjisë ishin në dijeni për operacionet e saj për mbledhjen e të dhënave, raporton The Guardian.

Në anën tjetër, kompanitë e mëdha amerikanë më herët kishin deklaruar se ata nuk dinin asgjë për planet e NSA për programin PRISM, duke e mohuar se i kanë ndihmuar përpjekjet e NSA-së për përgjimin e përdoruesve të tyre.

Në fakt, që nga koha kur rrjedhjet e dokumenteve të Edward Snowden u publikuan në gazetat amerikane dhe në faqe të ndryshme në internet, kompanitë e teknologjisë janë përpjekur t’i sigurojnë përdoruesit e tyre se privatësia është shumë e rëndësishme për ta, dhe se këto kompani gjithnjë e më shumë janë duke i koduar të dhënat e shërbimeve të tyre në internet.

Madje, disa prej tyre kanë thënë se i kanë kërkuar qeverisë që ta lejojë publikimin e kërkesave të qeverisë për zbulimin e të dhënave, një veprim i cili njihet si përpjekje e kompanive amerikane për promovimin e masave mbrojtëse kundër NSA-së, e cila mendohet se bën grumbullim të konsiderueshëm të të dhënave në internet. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Teknologji
Kalo në kategori