LAJMI I FUNDIT:

Google do të fillojë kodimin e rezultateve të kërkimit

Google do të fillojë kodimin e rezultateve të kërkimit

Google është duke i bërë kërkimet e përdoruesve më private si pjesë e përpjekjeve të mëdha të kompanisë për të përmirësuar sigurinë e informacionit, pas zbulimeve të vitit të kaluar të cilat shfaqen mbikëqyrjen e qeverisë së SHBA-ve në internet.

Google do t’i prezantojë rezultatet e koduara të kërkimit në nivel global, edhe pse ende nuk është bërë e ditur koha e lëshimit të këtyre ndryshimeve. Megjithatë tani thuhet se Google ka filluar tashmë kodimin e kërkimeve të përdoruesve kinezë të cilat vijnë si kundërshtime ndaj regjimit të shtrënguar të vendit komunist, raporton Washington Post.

Hapat e Google për kodimin e rezultateve të kërkimit në qendrat e saj të të dhënave janë përgjigje ndaj rrjedhjeve të informacioneve nga Edëard Snowden, të cilat vitin e kaluar zbuluan shkallën e mbikëqyrjes së internetit nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve.

"Zbulimet e verës së vitit të kaluar theksuan nevojën tonë për t’i forcuar rrjetet tona. Në mesin e shumë përmirësimeve që ne i kemi bërë në muajt e fundit, është edhe kodimi i rezultateve të kërkimit në Google Search, në mbarë botën" i tha një zëdhënës i Google gazetës Washington Post. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori