LAJMI I FUNDIT:

Facebook fillon edhe me video-reklama

Facebook fillon edhe me video-reklama

Facebook do tu lejojë reklamuesve të shfaqin video reklama në faqen e saj, për të cilat rrjeti social ka thënë se do të jenë të kualitetit të lartë.

Rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter janë vazhdimisht duke u munduar të marrin pjesë të buxheteve të dedikuara për reklamat televizive, pasi që synimet e tyre për rritje të vlerës së biznesit janë gjithnjë e më intensive.

Reklamat 15 sekondëshe në Facebook do të paraqiten në listën e lajmeve që shaq rrjeti social për përdoruesit e saj, mirëpo videot do të jenë pa zë.

Ky opsion do tu ofrohet fillimisht vetëm disa reklamuesve të caktuar, ka njoftuar Facebook. Reklamuesit do të mund të zgjedhin orën, moshën dhe gjininë e njerëzve të cilëve ua shfaq video reklamat. / Telegrafi /