LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti social kinez Weibo, edhe në tregun amerikan?

Rrjeti social kinez Weibo, edhe në tregun amerikan?

Kompania kineze Sina, e cila është pronare e rrjetit të famshëm social Weibo thuhet se është duke bërë plane që të depërtojë edhe në tregun amerikan, pasi që mikro-blogu do të regjistrohet në New York Stock Exchange.

Sipas Financial Times thuhet se Weibo për momentin vlen rreth 4 miliardë dollarë, dhe se kompania kineze Sina tashmë e ka punësuar Goldman Sachs dhe Credit Suisse për t’ia menaxhuar vënien në qarkullim të kompanisë në tregun amerikan.

Alibaba, gjiganti kinez i tregtisë elektronike tashmë mban 18 për qind të aksioneve në Weibo, dhe me sa duket kompania po planifikon të regjistrohet si IPO.

Edhe rivali i saj, Tencent kompania e cila e ka krijuar aplikacionin e famshëm WeChat, rivalin e WhatsApp dhe Weibo’së, është gjithashtu duke funksionuar shumë mirë për momentin. /Telegrafi/