LAJMI I FUNDIT:

Pheme, detektor i gënjeshtrave për rrjetet sociale

Pheme, detektor i gënjeshtrave për rrjetet sociale

Një detektor i gënjeshtrave për rrjetet sociale është duke u krijuar, si përpjekje për t’i verifikuar thashethemet në internet.

BBC thotë se sistemi do t’i analizojë postimet në kohë reale, dhe do të vlerësojë nëse postimi në internet është i vërtetë.

Funksioni i ri gjithashtu do ta identifikojë nëse llogaritë në rrjetet sociale janë krijuar vetëm për të përhapur informacion të rremë.

Qëllimi i këtij shërbimi është që tu ndihmojë organizatave, qeverive dhe shërbimeve emergjente që të përgjigjen në mënyrë më efektive ndaj ngjarjeve.


Projekti u nis nga një hulumtim i bazuar në përdorimin e mediave sociale gjatë trazirave në Londër, në vitin 2011.

Të dhënat u analizuara do të përfshijnë postimet në Twitter, komentet në forume të kujdesit shëndetësor dhe komentet publike në Facebook.

Shërbimi do ti kategorizojë burimet e informacionit për të vlerësuar autoritetin e tyre. Temat e listuara në këtë shërbim, përfshijnë lajmet, gazetarët, ekspertët, dëshmitarët okular, publikun e gjerë dhe “bots” – llogaritë që automatikisht gjenerojnë pastime në rrjetet sociale.

Projekti i cili është emëruar sipas karakterit mitologjik grek – Pheme – i njohur për përhapjen e thashethemeve, do të zgjasë për tri vjet. Në krijimin e tij janë përfshirë pesë universitete. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori