LAJMI I FUNDIT:

IPKO 3G së shpejti në 50% të Kosovës, fillon edhe mbulimi i fshatrave

IPKO 3G së shpejti në 50% të Kosovës, fillon edhe mbulimi i fshatrave

Me qindra mijëra përdorues të rinj të telefonisë mobile IPKO-së do të kenë qasje në internetin e shpejtë 3G nga pajisjet e tyre mobile, pasi që operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G në Kosovë, IPKO është duke e shtrirë rrjetin e saj 3G edhe në shumë shumë zona të reja, ku përdoruesit e saj jetojnë ose punojnë, thuhet në kumtesën për media të kompanisë IPKO.

Në fazën e njëjtë të zgjerimit të rrjetit të saj mobil, IPKO do të vazhdojë ta rrisë kapacitetin e rrjetit 3G edhe në zonat e mbuluara aktualisht, për t’i dhënë përdoruesve të saj ekzistues përvojë edhe më të mirë të përdorimit të internetit të shpejtë mobil, pikërisht në vendet prej nga ata e përdorin 3G-në më së shumti.

“IPKO ka planifikuar që deri në mes të muajit mars, zgjerimi dhe rritja e kapacitetit të rrjetit 3G të bëhet në Prishtinë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Pejë” thuhet në kumtesë, ndërsa operatori mobil e ka në plan që ti mbulojë edhe fshatrat me rrjetin 3G.

“Tani, për të parën herë, rrjeti 3G do të fillojë të shtrihet edhe në zonat rurale të vendit, ku është planifikuar të vendosen pika të reja të cilat do të mbulojnë edhe rrethinat, si në Hajvali, Komoran, Konushec, Magjunaj, Mushtisht, Studenqan, Dragobil, Junik, Krushë e Madhe, Llazicë, Orobërd dhe Zahaq”.


Mbulueshmëria e re e IPKO-së me rrjetin 3G do të bëjë që më shumë se 47 për qind e territorit të Kosovës të ketë sinjal të mirë të rrjetit 3G në ambient të jashtëm, dhe poashtu sinjal të mirë me 3G edhe në ambiente të mbyllura.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G./ Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Kalo në kategori