LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Prishtina #19

Organizohet BarCamp Prishtina #19

BarCamp Prishtina për të nëntëmbëdhjetën herë i sjellë kryeqytetit takimin e përmuajtshëm të komunitetit ku edhe kësaj radhe nuk do të mungojnë prezantimet interesante dhe diskutimet interaktive. Mbështetur si rëndom nga IPKO Foundation, BarCamp-i i muajit Janar shënon rikthimin e këtij aktiviteti në ambientin tradicional të kryeqytetit për vitin 2014.

Dedikuar për Edukimin në Kosovë, BarCamp Prishtina #19 do të mbahet më datë 29 janar 2014 nga ora 18:00 në Teatrin ODA në Prishtinë.

Rineta Hoxha, pjesë e stafit të IPKO Foundation do të prezentoj projektin e fundit Wiki Academy II – City Marathon. Qëllimi i Wiki Academy II – City Marathon është përmirësimi i cilësisë dhe sasisë së përmbajtjes online për vendet specifike në Kosovë për të përfaqësuar Kosovën më mirë në botë. Akademia do të sjellë së bashku qytetarë aktivë online dhe ekspertë të përmbajtjes dhe ndihmojë ata të zhvillohen në redaktorë të kualifikuar për të shkruar artikuj dhe siguruar foto me cilësi të lartë rreth Kosovës në kategori të tilla si, trashëgimia kulturore, çështjet sociale, gjeografia, institucionet, ekonomia dhe turizmi.

Agron Dida është një inxhinier i diplomuar në Universitetin e Kroacisë që punon në Komtel Project Engineering si menagjer teknik i projekteve. Ai në BarCamp do të prezentoj rreth Edukimit dhe teknologjisë: Një revolucion që po kalon pranë nesh! Pjesë e prezentimit të tij do të jenë Massive open online courses (MOOCs) te cilët janë kurse online që për qëllim kanë pjesëmarrjen e pakufizuar dhe qasjen e hapur nëpërmjet internetit. Përveç materialeve tradicionale, MOOCs ofrojnë forume interaktive për përdoruesit që të ju ndihmojnë të ndërtojnë një komunitet për studentë dhe profesorë.


Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në Ipko Institute deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë A.U.K.-së. Vitin e kaluar, ishte anëtar jurie për Albanian ICT Awards. Prezentimi i tij në BarCamp do të jetë rreth një dekadë në zhvillimin e kapaciteteve humane në TIK” do të shpalos udhëtimin e tij 10+ vjeçar në këtë fushë dhe nevojën për profesionalizimin e kapaciteteve në këtë sektor.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Sponzorë medial të BarCamp-it janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #BCPRN.

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Kalo në kategori