Mbi 1 milion kosovarë përdorin internetin, me një përqindje gati identike me vendet e zhvilluara, thotë një raport i publikuar nga STIKK.
Depërtimi i Kosovës në internet, bazuar në përdoruesit është 76.6 për qind, përqindje kjo pothuajse e njëjtë me ato në vendet e zhvilluara, ku sipas një raporti të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit depërtimi i internetit është 77 për qind.
Përqindja e popullsisë rurale që përdor internetin është 77,7 për qind, për dy pikë më e lartë se ajo urbane që përdor internetin me 75 për qind.
Ky vlerësim është bërë nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës STIKK, e cila ka përgatitur një raport rreth përdorimit të internetit në Kosovë.
Sipas këtij raporti, rezulton se 76,62 për qind e popullsisë janë përdorues të internetit, ndërsa 23,38 për qind kanë deklaruar se nuk e përdorin atë.
Sipas këtyre të dhënave, STIKK tha se 1,080,038 është numri total i popullsisë që përdorin internetin. Nga këta përdorues, qasje në internet kanë 87 për qind e amvisërive urbane dhe 83 përë qind e amvisërive rurale.
Në pyetjen se cilat shërbime të internetit i përdorin më së shumti, në vend të parë ka dalë Facebook-u, i pasuar nga Skype, emaili personal, Youtube dhe Twitter-i.
“Format e komunikimit social si Skype dhe Facebook kanë një përdorim më të madh, për shkak të diasporës, e cila i shfrytëzon këto forma për komunikim me familjarët”, tha Valon Canhasi, menaxher i projektit.
Sipas raportit, të punësuarit e përdorin internetin në masën 51,75 për qind, ndërsa të papunët me 48,25 për qind. Gjithashtu në këtë studim ka rezultuar se 86,76 për qind e të intervistuarve e përdorin internetin çdo ditë, ndërsa 9,57 për qind vetem 3 here në javë.
Po ashtu ka rezultuar se përqindja e femrave që e përdorin internetin është më e ulët se e meshkujve. 49,62 për qind e femrave përdorin internetin, kurse prej meshkujve 50,38 për qind.
E në përputhje me trendet globale, numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet telefonave mobilë është në lartësi prej 65,37 për qind.
“Qasja e njerëzve në shërbimet publike online ka marrë një hov shumë të madh”, tha Jan Braathau, ambasadori i Norvegjisë, që së bashku me British Council dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës e kanë përkrahur projektin e STIKK-ut.
“Kemi qenë të frikësuar se aplikimi i vizave online nuk do të kishte sukses, duke marrë në konsideratë faktin se pjesa më e madhe e popullsisë jetojnë në zona rurale, por kjo eksperiencë dëshmoi të kundërtën. Kalimi i këtij shërbimi online funksionoi, gjë që tregon se ka progres dhe ky në shumë pak kohë“, shtoi ai.
Edhe Ian Cliff, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, u tregua i kënaqur me rezultatet e raportit. Ai tha se përdorimi i internetit në Kosovë është në nivel me standardet globale.
“Gjë që është shumë pozitive, pasi u jep qasje njerëzve dhe shoqërisë civile që të monitorojnë në mënyrë më të lehtë punën e institucioneve”, tha ambasadori Cliff.
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha se raporti tregon që Kosova është një shoqëri me shtrirje të gjerë të internetit, ku shkalla e përdorimit të internetit nga qytetarët është e krahasueshme me normat globale.
Kryetari i Bordit Ekzekutiv të STIKK-ut, Shkumbin Brestovci, tha se Kosova është tashmë një mjedis shumë dinamik online, me potencial për zhvillim të mëtejshëm nga biznesi, qeveria dhe investitorët.
Studim i STIKK-ut është realizuar në një periudhë 5 ditore, me shtrirje në të gjithë Kosovën. Sipas kësaj organizate, në përputhje me regjistrimin e fundit të popullsisë është bërë një përzgjedhje e barabartë e kampionit si për pjesën rurale dhe atë urbane. / Gazeta JnK /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa