LAJMI I FUNDIT:

A e dini…sa herë në ditë jeni në Facebook?

A e dini…sa herë në ditë jeni në Facebook?

Sipas hulumtimeve të fundit thuhet se përdoruesit e Facebook qasen mesatarisht 14 herë në ditë në faqe, dhe se kohëzgjatja e secilës qasje në shërbim zgjat mesatarisht 2 minuta e 22 sekonda.

Në hulumtimin një-javor i cili është realizuar online me popullsi të moshës prej 18-44 vjeç kanë marrë pjesë 7,446 respondentë nga SHBA-ja të cilët e përdorin rrjetin social, dhe të cilët njëkohësisht janë pronarë të telefonave të mençur mobil në platformat si iOS ose Android.

Përdoruesit e telefonave të mençur shpenzojnë mesatarisht rreth gjysmë ore në ditë në Facebook, ndërsa në profilin e tyre ata hyjnë kryesisht gjatë mbrëmjes, zakonisht para se të flejnë.

Ndërsa gjatë ditës, përdoruesit e rrjetit social thonë se hyjnë në Facebook rreth 13.8 herë mesatarisht, por se zakonisht nuk rrinë më shumë se 2 minuta.


Edhe pse Facebook zë vendin e tretë si aplikacioni më i përdorur në një telefon mobil, pas emailave dhe shfletimit të internetit, 79 për qind e përdoruesve thonë se hyjnë në shërbim vetëm 15 minuta pasi të zgjohen nga gjumi.

Përkatësisht, gjithsejt 62 për qind e njerëzve i përdorin telefonat e tyre të mençur menjëherë pasi të zgjohen nga shtrati. Rreth 70 për qind e përdoruesve të Facebook thonë se e vizitojnë faqen rregullisht, ndërsa më shumë se gjysma e tyre thonë se këtë e bëjnë secilën ditë të javës. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori