Një ditë intensive me panele e prezantime dhe punë në prezantimin e fakteve të reja online mbi Kosovën, shënoi ditën e dytë të WikiAcademy Kosovo që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, si pjesë e Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nën mbështetjen e partnerëve British Council dhe Ambasadës Norvegjeze, dhe po organizohet nga IPKO Foundation.
Në pesë vjetorin e pavarësisë, Kosova ende po ka vështirësi që të shfaq veten në radarin e shteteve të botës, por një prej projekteve që synon të ndryshoj këtë duket të jetë WikiAcademy Kosovo, që po synon të rris kualitetin dhe kuantitetin e përmbajtjes online, që shpesh here është dezinformuese dhe pasqyron një realitet të errët mbi vendin.
Me një lëvizje gjithsesi diplomatike në mesin e folësve/mentorëve në WikiAcademy ka prezent nga WikiMedia Serbia dhe nga Wikimedia Catalunia, ku komuniteti i të pares është mjaft aktiv në dërgimin e informacioneve online sipas perspektives Serbe mbi Kosovën, ndërsa tjetra po punon vazhdimisht të paraqes Kataluninë si shtet të pavarur edhe pse de juro është ende pjesë e Spanjës.
Mbi 57 artikuj rrugës për publikim në Wikipedia
Me prezantime 30 sekondëshe nga kandidatët pjesëmarrës, u treguan se është bërë një punë e gjatë dhe e gjerë në gjetjen e fakteve për tema si krimet e luftes, minierat e trepçës, monumentet e Kosovës, helmimi i studentëve në vitet e 90’ta, arkeologjia e shumë tema tjera, ndërsa në një panel me folës Petrit Selimi, Bernard Nikaj, Myrna Macgregor dhe Mark Dickinson, u fol mbi rëndësinë që ka Wikipedia në pëcjelljen e fakteve dhe të vërtetës në botën digjitale e jo të propagandës.
Dita e shtunë vazhdoi me punën në aritkuj dhe në plasimin e informacioneve shtesë, ndërsa u mbajtën edhe prezantime mbi shkrimin e aritkujve, mënyrat e hulumtimit, referencimin dhe reagimin ndaj fshirjeve, nga folës prej WikiMedia UK Katie Chan, Nita Luci UP/AUK, Shkumbin Brestovci RRota/FLOSSK e Andy Mabbett Wikipedian. Në seancan e pasditës gjitahshtu vazhduan prezantime paralele në tema të ndryshme mbi rolin dhe rëndësinë e Wikipedia në pika të ndryshme, kurse pati edhe një panel mbi GLAM dhe Wikiipedia.
Dita e nesërme, që do të vazhdoj këto aktivitete intensive me punë në hulumtime/artikuj dhe seanca e panele, do të shënojë edhe natën e shpalljes së fituesve, ku përveç garës së artikujve është në konkurrenc edhe gara për fotografi, në të cilën deri tani janë dërguar mbi 1,500 fotografi. Artikujt do të shpërblehen në bazë të kritereve të publikuara në ueb faqe të WikiAcademy, ndërsa për pjesëmarrësit ka një fond shpërblimesh prej 10,000 Euro. Gjithsesi në këtë aspekt të gjithë janë fitues pasi po kryejnë një detyre prej ambasadori secili grup/individ në vete, dhe po shfaq par syve të botës një cope realiteti prej Kosovës, që ka munguar kaherë dhe do të lehtësojë për shumë prej atyre që janë jashtë Kosovës e po punojnë për këtë vend që ta referojnë dike më lehtë në Google. Digjitale dhe Telegrafi janë sponsorë medial./Digjitale/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMotorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar