LAJMI I FUNDIT:

Nga Kosova, marrëveshje me Allianz Global Assitance

Nga Kosova, marrëveshje me Allianz Global Assitance

NextSEO, një prej kompanive më të fuqishme në treg të Kosovës për sa i përket eksportimit të shërbimeve në tregjet Evropiane, së fundi ka arritur të nënshkruaj në kontratë me Allianz Global Assistance, gjigandi Gjerman i sigurimeve.

NextSEO, kompani me seli në Prishtinë, e specializuar në fushën e marketingut në internet, veçanërisht në SEO, ka nënshkruar kontratë me gjigandin gjerman të sigurimeve Allianz, ndërsa përveç kësaj për vite me radhe ka ofruar shërbime për kompani të ndryshme në tregun Gjerman dhe më tej.

Duke pasur parasysh se numri i klientëve të Allianz Global Assitance është mbi 250 milion, natyrisht se negociatat kanë qenë të vështira dhe kanë kërkuar angazhim prej të dy palëve, por gjithsesi puna dhe suksesi i NextSEO në konsulencë për marketing në internet dhe SEO, duket se ka rezultuar me një kontratë të rëndësishme për një kompani nga Kosova.

NextSEO ka vazhduar me rritje konstante prej viti në vit, ku vlen të theksohet kontrata me Mawista në vitin 2010, që sipas një komenti në blogun e Granit Doshlakut duket të ketë sjellë një rritje prej 100% të kompanisë, që gjithsesi kishte tempo rritjeje edhe para kësaj kontrate. Lajmin për këtë kontratë e ka bërë të ditur CEO i NextSEO, Besart Bajrami, në Twitter, që po udhëheq një kompani të shkëlqyer në Kosovë që sipas njoftimit të fundit numëron mbi 15 punëtorë./Digjitale/