LAJMI I FUNDIT:

SHBA zbulon strategjinë e cila e lufton krimin kibernetik

SHBA zbulon strategjinë e cila e lufton krimin kibernetik

Shtëpia e Bardhë sot ka prezantuar një strategji të re për të ushtruar presion mbi Kinën dhe vendet e tjera që përfshihen në spiunazh korporativ kundër SHBA-ve, raporton WSJ.

Ky është një tentim i administratës së Presidentit Obama për të iu kundërvyer sulmeve nga hakerët dhe spiunazhit komercial.

Strategjia e publikuar të mërkurën që ishte objekt i një takimi në Shtëpinë e Bardhë, shqyrton mundësinë e rritjes së kufizimeve tregtare amerikane mbi produktet dhe shërbimet që rrjedhin nga sekretet e vjedhura tregtare.

Zyrtarët amerikan gjithashtu paraqitën një seri të veprimeve diplomatike me të cilat ata do të përforcojnë angazhimin e administratës për uljen e vjedhjeve të tilla të bëra përmes sulmeve kibernetike.


Strategjia e re vjen menjëherë pas zbulimeve të spiunazhit kibernetik që vinte nga Kina, të cilin kjo e fundit e ka mohuar, duke e quajtur si të pabazë. / Telegrafi /