LAJMI I FUNDIT:

11 ekipe garojnë në Startup Weekend Prishtina 3

11 ekipe garojnë në Startup Weekend Prishtina 3

Me 11 ekipe të angazhuara në krijimin e shërbimeve dhe produkteve inovative të bazuara në teknologji e të destinuara për tregun lokal dhe atë të huaj, edicioni i tretë i Startup Weekend Prishtina, që i kushtohet zhvillimit të bizneseve të reja për 54 orë është duke zhvilluar punimet e saja në ambientet e Innovation Centre Kosovo, duke mbledhur njerëzit pasionant që dëshirojnë të lansojnë produkte apo shërbime për të sjellë risi në treg.

“Kjo është hera e tretë që Startup Weekend po mbahet këtu në Prishtinë dhe nuk do të jetë hera e fundit por çdo herë që është mbajtur vendi ka qenë i mbushur me njerëz të rinj si ju këtu, njerëz me ide, kreativitet dhe me dëshirë për të realizuar diçka dhe kjo është esenca e Startup Weekend që të realizoni një ëndërr, një ambicie”, u shpreh z.Jan Braathu, ambasador i Norvegjisë në Prishtinë gjatë hapjes së Startup Weekend Prishtina të premten. Ambasadori Braathu poashtu iu tha të pranishmëve se duke marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina ata janë pjesë e një ngjarje globale që mbahet në afro 130 vende anëmbanë botës.

“Unë ju inkurajoj të mendoni mbi diçka pozitive në Kosovë, të jeni pjesë e diçkaje pozitive në Kosovë, mendoni pozitivisht, veproni pozitivisht dhe ndihmoni që Kosova të bëhet më pozitive, tha ambasadori Jan Braathu.

Ekipi fitues i çmimit kryesor në Startup Weekend Prishtina do të ketë mundësinë të konkurojë edhe në Global Startup Battle që organizohet nga Global Entrepreneurship Week, dhe është gara me e madhe në botë për Startup.


Dita e dytë, ekipet vazhdojnë punën

Pas prezantimit të 13 ideve, 11 ekipe vazhduan tutje drejt të shtunës dhe të dielës për të konkretizuar gjërat. Puna nuk ka të bëjë thjeshtë me një garë biznesi për të rinj por me një arenë që mundëson testim të biznes modeleve, marrje të feedback prej konsumatorëve dhe implementimit të tyre në produkt dhe shërbim. Mbi të gjitha ekipet kanë mundësi që të marrin këshillimet e duhura prej mentorve me përvoja prej lëmive të ndryshme si Fisnik Ismaili e Nita Salihu në dizajn, Ilir Bekteshi e Kushtrim Xhakli në Biznes e Marketing, e natyrisht edhe Daniel Ray një investitor nga kompania S2 që është duke përcjellë për së afërmi biznes modelet dhe po shikon edhe mundësitë potenciale të investimit.

Ekipet që mund të përmenden janë XiiiK që është duke zhvilluar një lojë për platforma mobile,Kuzhinieri që po krijon një platformë për të ofruar receta tradicionale për të ndihmuar përdoruesit që të vendosin se çfarë ushqimi dëshirojnë të gatuajnë, në pjesë të ndryshme të botës duke u ndërlidhur me receta tradicionale të vendeve të ndryshme. Akademia po zhvillon një platformë të edukimit online duke targetuar problemet me mungesë të literatures që kanë studentët shqiptar, TechieDesk po tenton të zgjidh probleme në fushën e teknologjisë e ndërsaMjeshtri.im po sjell shërbime online për të lehtësuar procesin e gjetjes së teknikëve të ndryshëm për të zgjidhur me shpejtësi problemet shtëpiake. Check my Bus një tjetër startup që po krijon një aplikacion për të treguar përdoruesve lokacionin e autobusit në qytete të ndryshme të Kosovës, e natyrisht më pas edhe në shtete tjera me probleme të transportit publik. Learn Logic e msoAnglisht janë dy grupe tjera që po synojn ëtë sjellin mundësi për lehtësim të mësimit për student. E fundit është e-lirë që po krijon një platformë për të lehtësuar procesin e shitjes së veturave të vjetra në një treg online, dhe pëveç kësaj edhe shitjen e pjesëve bashkë me Agile ADs që po krijon një platformë të marketingut mobil të fokusuar me targetim me gjelokacion.

Startup Weekend Prishtina është pjesë e një komuniteti global të ngjarjeve të Startup Weekend që sjellin arena të ndërmarrësisë në më shumë se 180 qytete të botës, duke bashkuar programerë, dizajner, menaxher të marketingut, biznesmen e entuziast për të sjell ide në jetë. Startup Weekend mbështetet nga The Kauffman Foundation, Google for Entrepreneurs, Microsoft BizSpark, Domain.com, .Co dhe SendGrid.

Në nivel lokal Startup Weekend Prishtina si gjithnjë gjen pëkrahjen e madhe të Innovation Centre Kosovo, pastaj të IPKO Foundation, IPKO, Telegrafi.com, CEED Kosova dhe Eleven Accelerator, ndërsa është nën mbështetjen mediale të PCWorld Albanian, CIO.al, Telegrafi dhe Gazeta Express. Ndërsa për pjesën vizuele janë përkujdesur Project Graphics dhe Frakton, kompani lokale me bazë në Prishtinë./Digjitale/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori