LAJMI I FUNDIT:

Event në Tiranë me rastin e lansimit të versionit të ri të Firefox

Event në Tiranë me rastin e lansimit të versionit të ri të Firefox

Mozilla është duke lancuar versione të reja të Firefox dhe Thunderbird, projekte me kod të hapur të cilat synojnë të bëjnë web-in një ambient më të mirë për përdoruesit, e gjersa anembanë botës mbahen evente të ndryshme për ta festuar këtë edhe në Shqipëri do të mbahet një event i tillë organizuar nga Open Labs.

Festa fillon ne 18:30 me datën 13 tetor, me një program të ngjeshur me tematika ku përfshihet një dokumentar mbi periudhën e Netscape Mozilla 1998 – 2000, një historik dhe diskutim mbi ideologjinë Firefox nga Aridan Haxha, si dhe instalimi i Thunderbird në gjuhën shqipe nga Heroid Shehu, të dy këta të fundit aktivist të njohur nga FLOSSK.

Për pjesëmarrësit pritet të ketë edhe after party, sticker, pemë, bluze Firefox dhe shume surpriza.
Pjesëmarrja në event është falas.