LAJMI I FUNDIT:

Facebook detyron pagesë për promovim të postimeve

Facebook detyron pagesë për promovim të postimeve

Facebook që nga fillimi ka deklaruar se “është pa pagesë dhe gjithmonë do të jetë”. Ende është – por jo në rast kur doni që më shumë nga shokët tuaj të shohin se çka ke për të thënë.

Gjiganti i medias sociale, është duke futur në përdorim një shërbim të ri në SHBA i cili lejon përdoruesve të paguajnë për të promovuar postimet tek shoqëria e tyre, sikurse reklamuesit.

Facebook ka testuar shërbimin e ri në Zelandë të Re, ku ka provuar shumë tipare të reja, dhe gradualisht është duke prezantuar këtë shërbim në më shumë se 20 shtete tjera.

Kompania ka thënë të mërkurën që promovimi i postimeve si psh lajmërimi i një tregu të makinave, ngjarje bamirësie ose ndodhi të mëdha si fejesa, do të jetë në krye të faqes së lajmeve tek shoqëira juaj.


Facebook nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtoj promovimi i postimeve, vetëm se ka thënë se është duke konsideruar një variacion çmimesh si pjesë e testimit të shërbimit. Megjithatë, të mërkurën, disa përdorues kanë vërejtur koston prej 7 dollarëve për çdo promovim. /Telegrafi/