LAJMI I FUNDIT:

Facebook lejon fshirjen e kërkimeve!

Facebook lejon fshirjen e kërkimeve!

Nëse jeni të brengosur rreth privatësisë tuaj në Facebook, sigurisht mendja është duke ju shkuar në historinë e kërkimeve.

Shumë njerëz ndihen mirë kur mund të fshijnë historinë e kërkimeve. Në Facebook, ju mund të keni kërkuar të dashurën /dashurin.

Tani, Facebook u lejon përdoruesve të saj të fshijnë storiet e ndryshme të kërkimeve. Krejt çka ju duhet është të klikoni në profilin tuaj në Activity Log për ta gjetur.

Gjithashtu, mund të shihni edhe kërkimet e kaluara që keni bërë. Mund të hyni në profilin tuaj, të shihni çka keni kërkuar dhe nëse doni, mund të fshini gjurmët dhe të ndiheni më mirë. Jeni të sigurt! /Telegrafi/