LAJMI I FUNDIT:

Logo.al lanson versionin e dytë te ueb faqes

Logo.al lanson versionin e dytë te ueb faqes

Pas sukseseve dhe komenteve pozitive që mori logo.al, stafi i kësaj ueb faqeje se fundi ka lansuar versionin e dytë. Ndryshimet në këtë version janë: lehtësimi i vendosjes së logove, kategorizimi i drejtë i logove, dhe ndërveprimi i vizitorit me ueb faqen duke shtuar module si blogun, sondazhet dhe top kontributorët e logove.

Renditja e logove është ndryshuar krejtësisht që mundëson shfletimin dhe shkarkimin e shpejtë të logove direkt nga ballina e ueb faqes pa pasur nevojë të hyni nëpër faqe të tjera, kërkimi i logove është shumë më i lehtë duke qenë se tani pjesa për kërkim ka vendin kyç në ueb faqe, për ta shpejtuar kërkimin dhe për ta bërë më të lehtë i kemi shtuar edhe sugjerimet e logove përderisa jeni duke kërkuar.

Risi për këtë version është gjithashtu shfletimi nga telefonat mobil apo edhe nga tabletët. Tani është shumë më e lehtë pasiqë ueb faqja është ndërtuar si strukturë responsive që nënkupton përshtatjen e ueb faqes në çdo madhësi të çdo ekranit (telefon, tabletë apo ekran i kompjuterit).

Për më shumë informata, vizitoni ueb faqen logo.al