LAJMI I FUNDIT:

Google Fibre lansohet në Kansas të SHBA-së

Google Fibre lansohet në Kansas të SHBA-së

Qytetarët e qytetit të Kansas janë të selektuarit e parë të cilëve do t’u jipet çasje në Google Fiber, një shërbim interneti ‘broadband’ që komunikon përmes fibrave optike.

Google sot zyrtarisht ka shtuar një produkt të ri në listë, duke u bërë edhe ofrues i shërbimeve të internetit. Fiber do të ofroj çasje në rrjet me shpejtësi 1 gigabit si dhe programe të ndryshme televizive.

“Google Fiber është 100 herë më i shpejtë se ‘broadband-i’ mesatar që përdorim. Nuk ka më ‘buffering’, ‘loading’ apo pritje të shkarkimit të imazheve. Shpejtësia gigabitore do të ju kursej nga këto probleme të mërzitshme dhe do të hap mundësi të reja për rrjetin,” kanë thënë zyrtarët e Google në blogun e tyre.

Fillimisht, Fiber do të jetë i mundur për blerje vetëm për qytetin e Kansas dhe do të përhapet në vendbanime tjera vetëm pasi numër i mjaftueshëm i njerzve në një lagje do të nënshkruhen për shërbimin. Google Fiber ofron tri pako kryesore. Dy prej tyre janë Web-only dhe Gigabit + Google Fiber TV. Varësisht prej pakos dhe zgjedhjes së opsionit të instalimit, çmimet ndryshojnë nga 70 dollar deri në 120 dollar.


Megjithatë, kjo shpejtësi marramendëse ka çmimin e saj, jo domosdoshmërisht të shprehur në dollar. Google deri më tani din shumë për përdoruesit e saj: çfarë kërkojmë online, çfarë blejmë, ku shkojmë më telefonat tonë Android. Tani listës së informacioneve për Google do t’i shtohen edhe filmat ose programet e shikuara në TV-në tuaj.

Megjithatë, për shumë njerëz ky fakt nuk paraqet problem pasi që, sipas tyre, i ndihmon gjigantit të kërkimeve t’i shërbej ata në mënyrën më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Paralajmërimi i 'frikshëm' i ish hakerit të njohur - mos bëni këto 5 gabime në internet nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja

Paralajmërimi i 'frikshëm' i ish hakerit të njohur - mos bëni këto 5 gabime në internet nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja

Teknologji
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Teknologji
Nëse keni Play Station Plus, merrni këto video-lojëra falas në muajin gusht

Nëse keni Play Station Plus, merrni këto video-lojëra falas në muajin gusht

Lojëra
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Kalo në kategori