LAJMI I FUNDIT:

Po afrohen ditët e European Pirate Summit 2012

Po afrohen ditët e European Pirate Summit 2012

Në vitin 2011, European Pirate Summit kishte filluar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropë, ku entuziastë, folës të jashtëzakonshëm dhe një atmosferë e këndshme “pirate” përcolli ngjarjen eksluzive për startup si asnjë tjetër.

Lars Hinrichs ishte jashtëzakonisht i kënaqur dhe ciceroi “vendi më cool për të prezantuar”, Deutsche Startup vendosi që EPS të quhet “startup ngjarja e vitit” dhe Mike Butcher tha “ishte rilindja e skenës teknologjike në Evropë”.

Edicioni i këtij viti duket edhe më premtues dhe nën moton “ARRR Evropë”, EPS po sjell në një vend më shumë se 500 Evropian që kanë demonstruar shpirtin e tyre Pirat dhe kanë udhëhequr ekskurzione me sukses, dhe kanë kthyer në shtëpi thesarin (shikoni artikullin “Who’s a pirate”), dhe në mesin e tyre do të jenë emra si Saul Klein, Lars Hinrichs, Klaus Hommels, Andreas Ehn, Jan-Henric Buettner e shumë të tjerë.

Programi do të sjell dy ditë (10 – 11 shtator 2012 në Cologne) të mbushura me biseda, diskutime, workshop dhe prezantime (pitches), ndërsa përveç kësaj në European Pirate Summit 2012, pjesëmarrësit do të kenë rastin të shohin edhe sesi të mundin me sukses lojtar global dhe monopolet e tyre.


Pa asnjë dyshim ngjarja e vitit të kaluar pati disa prezantime të shkëlqyera nga Popset, Vocalytics, Readmill, Bonusbox e shumë të tjera të cilat këtë vit janë duke u sistematizuar nëpër vende të ndryshme të botës, ndërsa nëse ju jeni të interesuar të merrni pjesë në edicionin e vitit 2012, atëherë aplikoni deri më datën 15 gusht.

Nëse dëshironi të merrni pjesën në European Pirate Summit 2012 dhe jeni nga Kosova atëherë na shkruani një e-mail në info@digjitale.com dhe ne do t’ju përcjellim një kod special për një zbritje prej 20%. Mos harroni pjesëmarrja është vetëm për piratët e vërtetë.

Këtë vit pjesëmarrës ashtu si edhe vitin e kaluar është edhe Kushtrim Xhakli nga Changers.com, një ndërmarrës nga Kosova me pasion të lartë për inovacion dhe për të bërë ndikime në treg. Xhakli është emër veçse i njohur për tregun e Kosovës, dhe puna e tij me kompaninë Changers.com po vazhdon të jetë e pranishme në mediume të ndryshme të botës./digjitale/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Apple mund të prezantojë vitin e ardhshëm një iPad 16 inç

Apple mund të prezantojë vitin e ardhshëm një iPad 16 inç

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Lojëra
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori