LAJMI I FUNDIT:

Google nuk di si t’i shpenzojë 50 miliardë dollarë!

Google nuk di si t’i shpenzojë 50 miliardë dollarë!

Diskutimet në panele janë zakonisht shumë miqësore dhe të rregullta. Mirëpo, ky nuk është rasti me njërën prej tyre, ku në tavolinë përballë njëri tjetrit ishin kryesuesi i bordit të Google, Eric Schmidt dhe Peter Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal.

Në debatin e organizuar nga Fortune, janë shtruar pyetje lidhur teknologjinë dhe sa ajo ka përmirësuar jetët tona në 30 vitet e fundit.

Shefi i Google u pajtua se teknologjia ka bërë shumë për të ndryshuar jetët e njerëzve për më shumë se 30 vjet, ndërsa Thiel ka thënë se teknologjia ka stagnuar sepse është e orientuar në botë virtual, duke marrë kështu shumë nga bota e vërtetë.

Thiel ka marrë një shembull për dështimin e teknologjisë, duke thënë se “Google ka më shumë se 50 miliardë dollarë në kesh, dhe nuk ka një ide se si t’i investojë ato para për teknologji efektive. Është fakt, se Google sot është një kompani pa ide.


Sepse, nëse duam të përshpejtojmë botën tonë teknologjike dhe ne kemi resurse pa asnjë kamatë për tu paguar, ne do të duhej t’i investonim ato në projekte të cilat kthejnë investimet shumëfish më shumë” ka vazhduar më tej themeluesi i PayPal.

Megjithatë, Schmidt ka replikuar duke thënë se ata kanë shumë modele të reja të biznesit, dhe se paratë nuk janë problemi kryesor për zhvillim, por janë pengesat tjera si kapitali njerëzor, ligjet, apo patundshmëritë, të cilat e ngadalësojnë zhvillimin. / Telegrafi /