LAJMI I FUNDIT:

BarCamp Prishtina #6

BarCamp Prishtina #6

Më 20 korrik (e premte) në Teatrin ODA në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, do të mbahet BarCamp-i i gjashtë i radhës. Kohëzgjatja do të jetë: 18.00h deri 21.00h.

Hartën e Prishtinës me lokacionin mund ta gjeni këtu:
http://www.openstreetmap.org/?lat=42.66095&lon=21.15783&zoom=17&layers=M

Ngjarjen mund ta shihni edhe ne Facebook https://www.facebook.com/events/410075539029192/

BarCamp është një konferencë informale që ka si qëllim krijimin e komuniteteve profesionale dhe
krijuese lokale nëpërmjet rrjetëzimit social online, ashtu sikur se edhe offline.


Sponzor gjeneral është Ipko Foundation dhe sponzor medial Telegrafi.com dhe Indeksonline.net.

Si gjithëmonë BarCamp do të mbahet në stil të unkonferencës, që i jep më shumë rëndësi debatit dhe
rrjetëzimit direkt me folësit dhe audiencën. Këtë herë do të mbahet BarCamp-I në format më ndryshe dhe më interaktiv se herave tjera. Duke pasur parasysh që ky është BarCamp-I I fundit para sezonës së verës menduam që një couchpanel është formati më I mirë për audiencen.

Folësit do të jenë Teresa Crawford dhe Kushtrim Xhakli. Të dytë do të flasin shkurt për temat dhe eksperiencen e tyre dhe pastaj se bashku do të flasin në forme debati të hapur me audiencen për ckado që ka lidhje me temen.

Poashtu do të ketë livestraming te ngjarjes. Linku: http://www.ustream.tv/channel/baracamp-prishtina-6

Teresa do të flet për eksperiencen e saj shume vjecare me komunitetet e teknologjise ne Kosove dhe jashtë. Ajo ishte prezent që nga themelimi I IPKO-s më 1999 dhe është ndër themeluesit e Ipko Fondacionit, fondacion I cili ka ndihmuar ne shkollimin e shume kuadrove në Kosovë. Për më shumë rreth Ipko Foundation: ipkofoundation.org

Kushtrimin tashmë e njohin komuniteti në Prishtinë si njërin ndër sipërmarrësit më të dalluar shqiptar jashtë Kosovës. Ai ishte prezent ne ditët e para të krijimit të komunitetit të teknologjisë në Kosovë dhe mund të ju përgjigjet të gjitha pytjeve që ndoshta nuk keni ditur ken ta pysni. Kushtrimi tashme është kryesisht ne Berlin duke e zhvilluar tutje kompanine e tij te fundit tejët të suksesshme Changers.com. Për më shumë shikoni www.xhakli.com.

Për dallim nga herat tjera prezantimet dhe debati do të bëhen në gjuhen angleze.

Për së pari herë do ta bëjmë poashtu eksperimentin e pytjeve dhe komenteve nga ju dhe shikuesit online ekskuzivisht nëpermjet Twitterit dhe Facebook-ut. Edhe për këtë do të ju informojmë së shpejti!
Në Twitter mund të na shkruani pytjet, propozimet dhe komentet direkt në @itnom (Taulant Ramabaja) dhe @GentThaci (Gent Thaci).

Teatri ODA është mjedis is freskët edhe gjatë verës dhe ka bar që mund ta përdorni pas debatit nëse doni të diskutoni me pjesëmarrësit e tjerë. Këtë herë pos pjesëmarrësve të rregullt tashme të BarCamp-it presim edhe bursista, dhe pjesvmarrvs te projekteve të tjera të sponzoruera nga Ipko Foundation. Kjo është mundësi e mirë për cdokend të rrjetezohet ne këtë komunitet.

Ju mirëpresim bashkë-barcampues!