LAJMI I FUNDIT:

Google gjen zgjidhje për kërkimin në Kinë

Google gjen zgjidhje për kërkimin në Kinë

Google ka filluar t’i njoftojë përdoruesit e saj kinez për një mekanizëm të ri të kërkimit, kur ata kërkojnë terme të caktuara të cilat mund të jenë në listën e termeve të ndaluara nga shteti kinez.

Tani, Google ka zbuluar mekanizmin e ri për kërkime online, i cili i identifikon termat politik, ose termat tjerë të ndjeshëm siç i vlerëson qeveria kineze.

Për shembull, nëse ju shkruani termin “carrot” në shiritin e kërkimit, atëherë kjo mund të bie ndesh me kufizimet e vendosura, dhe porosia që paraqitet tek përdoruesit thotë “ne e kemi vërejtur se kërkimi i termit ‘hu’ mund të ndërpres përkohësisht lidhjen tuaj”.

Forma e re e kërkimit të Google në Kinë, është përgjigja e gjigantit amerikan të kërkimit në internet ndaj restriksioneve të vendosura nga autoritetet kineze, për përmbajtjen e caktuar. / Telegrafi /