LAJMI I FUNDIT:

Facebooku në Bing

Facebooku në Bing

Microsoft paraqiti përditësimin e kërkuesit të vet të Internetit Bing i cili sjell integrimin më të thellë me Facebookun.

Rezultatet e kërkimit fituan një kolonë të re në të cilën ndodhen miqtë nga Facebooku të cilët mund të ndodhë të kenë më shumë informata në lidhje me kërkesën. Në Microsoft theksojnë se shfrytëzuesit shpesh kanë problem të gjejnë burim të besueshëm të informatave, në cilin rast njerëzit mund të marrin ndihmën e miqve që janë më të informuar për temën. Që ky funksion të punoj shfrytëzuesi duhet të jetë i kyçur në Facebook, e Bing vetë do të kërkoj nëpër profilet e miqve tuaj për të gjetur ata të cilët do të mund të kenë më shumë informata për kërkimin e vënë. Gjithashtu theksohet se shfrytëzuesit do të kenë mundësinë që drejtpërdrejtë nga Bing të komunikojnë me miqtë.

Përveç pjesës e cila tregon miqtë të cilët ndoshta janë të njoftuar me tematikën e kërkimit, është shtuar edhe pjesa e quajtur “People Who Know” ku ndodhen kërkimet e gjeneruar nga publikimet zyrtare në shërbimet siç janë Twitter e madje edhe Google+.
Para integrimit me Facebookun Microsoft “pastroi” dukjen e Bingut, respektivisht është mënjanuar pjesa më e madhe e informatave më pak të rëndësishme nga ana e majtë e rezultateve të kërkimit.

Mundësitë e reja do të duhej të jenë në dispozicion në Bing gjatë verës. /Telegrafi/