LAJMI I FUNDIT:

Sa do të kushtojnë aksionet e Facebookut?

Sa do të kushtojnë aksionet e Facebookut?

Duke iu afruar ofertës fillestare të aksioneve të Facebookut, në qarkullim janë gjithnjë e më shumë informata për ofertën.

Kështu Wall Street Journal përmes lidhjeve të veta në SEC (Security and Exchange Commission) konfirmoi se shitja do të filloj me 18 të këtij muaji, e çmimi fillestar do të jetë prej 28 deri në 35 dollarë për aksion. Vet Facebook do të shes 180,000,000 aksione, ndërsa aksionarët ekzistues privatisht po i shesin edhe 157 milion aksione.

Sipas pohimeve vlerësimi i fundit i kompanisë ishte se do të mblidhen 13 miliard dollarë, me çka vlera totale e Facebookut do të rritej në 77 deri 96 miliard dollarë. Kjo, përndryshe, është në nivel me vlerën e Amazonit dhe dy herë më shumë nga vlera e HP-së, por më pak nga Google ose Apple të cilët vlejnë rreth 200, respektivisht 530 miliard dollarë. /Telegrafi/