LAJMI I FUNDIT:

Internet Explorer vazhdon rritjen

Internet Explorer vazhdon rritjen

Sipas të dhënave nga kompania Net Applications, Internet Explorer pas marsit dhe gjatë muajit prill arriti të rikthej një pjesë të vogël të tregut të humbur, dhe në krahasim me muajin mars riti posedimin e vet në tregun global të shfletuesve të Internetit nga 53.8 në 54.1%.

Në vendin e dytë është Firefox posedimi i të cilit ka rënë nga 20.6 në 20.2%, e Chrome, i cili mban pozitën e tretë sipas statistikës së NetApplications, rriti posedimin e vet nga 18.6 në 18.9%. I katërti është Safari posedimi i të cilit ka rënë nga 5.1 në 4.8%, derisa Opera në vendin e pestë pati posedim bukur të njëjtë prej 1.6%.

Në mesin e pajisjeve mobile bindshëm është duke udhëhequr Safari, i cili ka rritur posedimin nga 60.5 në 63.8%, ndërsa pasohet nga shfletuesi i Androidit i cili u rrit nga 18.3 në 18.9%, derisa në vendin e tretë është Opera Mini, posedimi i të cilit ra nga 15.4 në 12.1%.


Krejtësisht kompjuterët standard përbëjnë 92.4% të përdorimit të shfletuesve të Internetit, derisa pajisjet mobile pushtuan 7.3% të tregut. /Telegrafi/