Për një ndërmarrës, strategjia e marketingut është e suksesshme nëse ndër tjerash arrin të rritet sasia e shitjes së një produkti. Për realizimin e këtij qëllimi, rol vendimtare luan qasja e kompanisë suaj ndaj marketingut në internet. Prezenca juaj vetëm në media tradicionale, sot nuk mjafton. Përhapja e madhe e internetit në gjithë botën, si dhe rritja e përdoruesve të rrjeteve sociale, ka bërë që suksesi i një kompania të varet kryesisht nga marketing në internet.
Në vazhdim ne do ti paraqesim pesë benefite të cilat kompania juaj i ka nga marketingu në internet.
1. Reklamimi me buxhet të vogël, këtë e ofron kryesisht marketingu në internet. Përderisa kostoja në TV për një sekondë është jashtëzakonisht e lartë për një biznes të mesëm dhe të vogël, kurse në anën tjetër mosinteresimi për leximin e gazetave e bënë që reklamimi në këtë medium të jetë i jo suksesshëm, marketingu në internet ofron kosto të cilat i përshtaten çdo biznesi, dhe mundësi të shumta reklamimi.
2. Çdo produkt apo shërbim e ka edhe audiencën/konsumatorët e vet. Ju si biznes duhet të siguroheni që mesazhi juaj arrin te personat e duhur. Targetimi i audiencës është një tjetër element i rëndësishëm i kampanjës suaj. Për dallim nga media tradicionale, mundësin e targetimit të audiencës e ofron kryesisht marketingu në internet.
3. Marketingu në internet ju lejon që ju në kohë reale t’i përcillni rezultatet e kampanjës suaj, si dhe ta menaxhoni atë në kohë reale.
4. Nëse ju dëshironi që kompania juaj të promovohet me shumë se vetëm brenda kufijve të vendit tuaj, kjo gjë është shumë më e lehtë dhe më efektive të realizohet përmes marketingut në internet.
5. Përderisa përmes medieve tradicionale, ju mund të zgjidhni vetëm një formë te marketingut, përmes marketingut në internet ju mund të kombinoni disa forma për kampanjën tuaj duke përfshirë banerët, artikuj të sponzoruar, promocion në media sociale, etj.
Këto janë disa nga benefitet e marketingut në internet. Për më gjerësisht, të gjithë të interesuarit do ta kenë mundësinë që me 4 Maj të jenë pjesëmarrës të KosoWWWeb Conference, konferencë e parë për marketing dhe shitje në internet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED
A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?
Samsung "kërkon falje" që ka fituar vetëm 6.8 miliardë dollarë tremujorin e kaluar
Policia gjermane mbylli një "platformë kryesore të pornografisë së fëmijëve", arrestoi gjashtë të dyshuar
Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht
Zbulohen specifikat kryesore të Nexus S1 Sailfish
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand