LAJMI I FUNDIT:

Deponimi në re

Deponimi në re

Vetëm ca dit para publikimit të lëshimit në punë të Google Drive, Microsoft zvogëloi hapësirën elementare (pa pagesë) të shërbimit të vet SkyDrive nga 25 në 7 gigabajt pa ndonjë paralajmërim të veçantë, e shfrytëzuesve ekzistues për afat të shkurtë kohor u ofron mbindërtimin pa pagesë në 25GB.

Në këtë mënyrë, Microsoft detyroi një numër të shfrytëzuesve që të përdorin shërbimin dhe përfitoi vizitat e atyre që nxituan të “shpëtojnë” hapësirën para se Google të hyj edhe në këtë treg.

Siç pritej, Google Drive edhe zyrtarisht është në dispozicion nga e marta dhe është i integruar me Picasa dhe Gmail si dhe Google Docs dhe një pjesë të shërbimit Google Apps, që për shfrytëzuesit e shërbimeve të përmendura do të jetë shumë praktike. Mirëpo, çmimet e hapësirës që mund të blihen kanë ndryshuar. Dikur për 20 gigabajt hapësirë në Gmail dhe Picasa paguanim pesë dollarë amerikan në vit, e tani 25GB hapësirë në Google Drive, Picasa, GMail do të kushtoj 2.5 dollarë në muaj, që në fund të fundit është shtrenjtim prej 500%.

Duke pasur parasysh kompleksitetin e ofertës dhe kërkesave, për përshkrimin detaj të shërbimeve, kufizimeve dhe mundësive dhe çmimeve për kategori, më së miri është të vizitohen faqet Google Drive, SkyDrive dhe Dropbox (ose ndonjë tjetër) dhe ti krahasoni vet. /Telegrafi/