LAJMI I FUNDIT:

Google mundëson postimet me SMS në Google+

Google mundëson postimet me SMS në Google+

Prej sot, Google do tu mundësojë përdoruesve të saj të postojnë në Google+ edhe me SMS.

Për më shumë, motori më i madh i kërkimit në botë ka mundësuar që ky shërbim të ofrohet fillimisht në 41 shtete të ndryshme të botës, ndërsa postimet do të bëhen nga telefonat e ndryshëm mobil.

Shtetet të cilat tani mund të qasen dhe të postojnë në rrjetin social të Google edhe me SMS, përfshijnë: Afganistanin, Algjerinë, Bahreinin, Beninin, Kamboxhian, Kamerunin, Kongon, Ishujt Faroe, Ganën, Egjiptin, Indonezinë, Guinean, Irakun, Izraelin, Jordanin, Kazakistanin, Keninë, Kuvaitin, Turqinë, Tunisin, dhe shumë vende të tjera.

Për tu qasur në shërbim, krejt çka duhet të beni është të shtoni dhe më pas të aktivizoni numrin tuaj mobil në profiling tuaj në Google.


Kur ta përfundoni këtë proces, ju do ta Gjeni numrin tuaj lokal për të dërguar SMS, me të cilin ju do të postoni përmbajtjen e dëshiruar në Google+. / Telegrafi /