LAJMI I FUNDIT:

Pinterest, rrjeti i tretë më i madh social në SHBA

Pinterest, rrjeti i tretë më i madh social në SHBA

Duke e parë popullaritetin në rritje të rrjetit të ri social, Pinterest, edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama e ka hapur një profil, ndërsa rrjeti social tani radhitet në vendin e tretë në SHBA, pas Tëitter dhe Facebook që udhëheqin tregun.

Edhe pse ky trend i rritjes së Pinterest kryesisht po zhvillohet në SHBA, nuk është aspak për tu habitur nëse i njëjti ritëm ndiqet edhe nga vendet tjera përtej Atlantikut, përkatësisht në Evropë, e pse jo edhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ku përdoruesit shqiptar janë shumë aktiv me rrjetet sociale.

Sipas statistikave të Pinterest, faqja tani numëron rreth 20 milionë përdorues unik, mirëpo koha e kaluar në këtë faqe është mjaft e madhe, e cila shkon deri në 100 minuta brenda muajit, numër ky i kalueshëm vetëm nga Facebook e Tumblr. / Telegrafi /