LAJMI I FUNDIT:

Mos ua zbuloni llogarinë e Facebookut punëdhënësve

Mos ua zbuloni llogarinë e Facebookut punëdhënësve

Pasi që kanë filluar të përhapen informatat se disa punëdhënës nga të punësuarit e vet të ardhshëm potencial po kërkojnë qasje në llogaritë e tyre të Facebookut, erdhi prononcimi i vet Facebookut.

Në të vërtetë, Facebook thekson se me veprimet e këtilla shkelet e drejta e privacisë e vet shfrytëzuesve, por edhe të miqve të tyre, ndërsa mund ta ekspozoj ndaj rreziqeve të mundshme edhe vet punëdhënësit. Kompanitë të cilat potencojnë kërkesat e këtilla ndoshta nuk kanë rregulloret përkatëse dhe trajnimin për të punësuarit e tyre ashtu që të mund të dinë se si të sillen në mënyrë të duhur me informatat private, thekson Facebook. Gjithashtu, kompanitë do të mund të jenë përgjegjëse nëse informatat të cilat zbulohen në llogarinë e shfrytëzuesit tregohen problematike, siç janë për shembull mesazhet të cilat sugjerojnë aktivitetet kriminale.

Ekzistojnë rreziqe të tjera të shumta ligjore, dhe për shkak të kësaj Facebook këshillon shfrytëzuesit që të mos zbulojnë të dhënat e veta private dhe komunikimin vetëm për të marrë një vend të punës, në veçanti për shkak se në këtë mënyrë ekspozohen edhe informatat private të miqve të tyre të cilat ata nuk synonin ti ndanin me të tjerët. Me këtë shkelen rregullat e Facebookut për të drejtat dhe përgjegjësitë e shfrytëzuesit.

Facebook gjithashtu thekson se përmes ekipit të vet ligjor do të hulumtoj mundësitë për ndërmarrjen e aksioneve juridike kundër punëdhënësve për të mbrojtur privacinë e shfrytëzuesve të vet. /Telegrafi/