LAJMI I FUNDIT:

Me plugin kundër përcjelljes

Me plugin kundër përcjelljes

Google me vite është perceptuar si kompani qëllimmirë, e cila askujt nuk i bën dëm, askënd nuk e shfrytëzon dhe blla, blla, por duket se kjo nuk është edhe aq e vërtetë.

Sipas informatave të cilat prezantojnë ish të punësuarit e kompanisë, Google bën krejt çfarë është e mundur që të mbledh sa më shumë informata të jetë e mundur për çdo kënd, ashtu që të jetë sa më preciz me reklamat individuale.

Autorët e faqes Disconnect.me sqarojnë se Google e ka tepruar me përcjelljen dhe se në të vërtetë duhet mbrojtur privacinë duke e parandaluar Google dhe të tjerët të na përcjellin. Kompania ofron një plugin pa pagesë për shfletuesit Chrome, Firefox dhe Safari e cila mundëson ndaljen e Google, Yahoo dhe Twitter dhe Facebook që të përcjellin shfletimin tuaj të faqeve.

Kompania është nisur nga ish të punësuarit e Google, të cilët sipas pohimeve njohin mirë parimet e punës së kompanive të lartcekura, ndërsa dëshirojnë që të ia kthejnë shfrytëzuesve “dyzginat” e privacisë së tyre. /Telegrafi/