LAJMI I FUNDIT:

Chrome i pari, veç për një ditë!

Chrome i pari, veç për një ditë!

Shfletuesi i kompanisë Google, Chrome u bë shfletuesi më i përdorur në botë për një ditë në fundjavën e kaluar, thuhet sipas kompanisë për analizimin e uebfaqeve, StatCounter.

Një raport i ri nga StatCounter zbuloi se Chrome u bë shfletuesi më i përdorur i internetit global për herë të parë të dielën e kaluar.
Chrome ishte shfletuesi më i përdorur në Indi, Rusi dhe Brazil, gjë që ndihmoi që shfletuesi i Google të kryesojë në listë, së paku për një ditë.

"Edhe pse kjo është vetëm një ditë, ky është një moment historik," tha drejtori i StatCounter Aodhan Cullen.

Rreth 32.7% e shfletimit global të internetit ndodhi nëpërmjet Chrome më 18 mars, i cili ishte pasuar nga Internet Explorer me 32.5%, raporton Reuters. / Telegrafi /