LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimi i fajllave përmes Facebookut

Shkëmbimi i fajllave përmes Facebookut

Pipe është aplikacioni i ri për Facebook i cili pritet të paraqitet gjatë javës që vjen. Bëhet fjalë për një aplikacion i cili do të mundësoj shkëmbimin e fajllave përmes këtij rrjeti shoqëror.

Madhësia e fajllave që do të mund të dërgohen do të jetë e kufizuar në 1 GB, e aplikacioni do të jetë i bazuar në Real Time Media Protocol Flow të Adobe me çka do të mundësohet veprimi i thjeshtë drag ‘n’ drop me fajllat e dëshiruar. Për të punuar sistemi, të dyja palët e përfshira në shkëmbimin e fajllit në Facebookun e vet duhet të kenë të instaluar këtë aplikacion.

Ekipi i cili qëndron prapa Pipe-it për fillim si platformë zgjodhi Facebook për shkak të shpërndarjes së madhe që ka, por në përgatitje janë edhe aplikacionet për platformat mobile. Versioni për iOS momentalisht është në fazën alpha të zhvillimit, e pasi që aplikacioni të lansohet do të nis zhvillimi i aplikacionit për Android.

Pavarësisht nga ky tregim, muajin e kaluar Facebook bleu startup kompaninë Caffeinated Mind e cila merret me bartjen e fajllave të mëdhenj përmes shfletuesit. /Telegrafi/