LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi me Video Advertising

Telegrafi  me Video Advertising

Video Advertising apo Video reklamimi Online është produkti i fundit që e kemi bashkangjitur në kuadër të produkteve për klientët tanë.

Përmes këtij produkti, i cili deri më tani i ka munguar tregut kosovar, Telegrafi hap edhe një kapitull të ri drejt reklamimit online.

Kërkesat e klientëve për të avancuar edhe më tutje reklamimin online, respektivisht për të qenë edhe më tërheqës dhe më ndikues banerët e tyre, na kanë shtyrë që të përshpejtojmë lansimin e produktit në fjalë.

Video reklamimi online do të jete i mundshëm në dy mënyra: përmes banerëve dhe përmes video player-it.


Video reklamimi online është në rritje e sipër në vendet perëndimore. Sipas comScore, gjatë dhjetorit të vitit 2011, 182 milionë përdorues të internetit kanë shikuar video reklama online, e që gjithsejtë 43.5 miliardë video janë shikuar nga totali i audiencës në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kampanja të këtij formati të lansuar për herë të parë në portalin tonë, është kampanja e Birrës Peja dhe Jogurtit Vita, e që njëheri paraqesin më së miri mënyrën e funksionimit të këtij produkti.

Klikoni në linqet e mëposhtme për t’i parë këto kampanja.

Gjate ditëve në vijim, rubrika e marketingut do të plotësohet me informata të nevojshme në lidhje me funksionimin e këtij produkti.

Birra Peja
Leaderboard:

https://telegrafi.com/demo.php?v=birrapeja_leaderboard

Rectangle:

https://telegrafi.com/demo.php?v=birrapeja_rectangle

Jogurt Vita

Leaderboard:

https://telegrafi.com/demo.php?v=vitajogurt_leaderboard

Rectangle:

https://telegrafi.com/demo.php?v=vitajogurt_rectangle

Slider:

https://telegrafi.com/demo.php?v=vitajogurt_slider