Google publikoi se për lëshimin për të cilin në kuadër të garës Pwnium ia pagoi Sergey Glazunovit 60,000 dollarë qysh tani është riparuar në versionin e fundit të Chrome.
Më pak se 24 orë pasi që Glazunov u bë fituesi i parë i shpërblimit prej 60,000 dollarë për zbulimin e lëshimit i cili mundëson marrjen e kontrollit të plotë mbi kompjuterin e shfrytëzuesit, Google publikoi arnën e cila është distribuuar në mënyrë automatike për pjesën më të madhe të shfrytëzuesve të Chromeit.
Gjithashtu janë korrigjuar lëshimet e publikuara në evenimentin Pwn2Own 2012. Në të vërtetë jo të gjithë vrapuan pas shpërblimeve që ofroi Google, kështu kompania VUPEN, e cila merret me kërkimin e lëshimeve të sigurisë dhe shitjen e tyre tek klientët pranë organizatave qeveritare, në evenimentin Pwn2Own 2012 publikoi se ka shfrytëzuar dy lëshime në Chrome për të marrë kontrollin mbi sistemin e bazuar në Windows 7. Në Google kanë shfaqur dëshpërimin për një sjellje të këtill, respektivisht mendojnë se është mbare që kompania të fitoj me zbulimin e një lëshimi, të cilin pastaj e mban në fshehtësi dhe ia shet organizatave qeveritare.
Në Google theksojnë se ende nuk do të publikojnë natyrën e lëshimit të cilin e zbuloi Glazunov. Në të vërtetë presin derisa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të kryej mbindërtimin në versionin më të ri të Chrome. Për momentin lëshimi vetëm është emërtuar “Critical CVE-2011-304G: OXSS and bad histori navigation”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Rusia pa një rënie prej 22% në shitjet e laptopëve në korrik
Është zbuluar një lloj i ri sulmit - synon objektiva të zgjedhura me kujdes
Threads do të marr veçorinë e dërgimit të mesazheve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë