Siç shkruan Wall Street Journal i cili ka ardhur deri te dokumentet nga gjykata e në lidhje me procesin të cilin FBI po e vijon mbi anëtarin e LulzSec, grupit të hakerëve i cili kishte planifikuar mbi 300 sulme në faqe dhe shërbime të ndryshme në SHBA dhe jashtë vendit, nuk ka spiun më të madh se hakeri-tradhëtar.
Në të vërtetë, sipas rekomandimit të prokurorit shtetërorë: “Praktikisht nga dita e parë kur është arrestuar, Monsegur (Hextor Xavier Monsegur – Sabu) ishte shumë bashkëpunues me agjencitë qeveritare. Madje rinte i zgjuar tërë natën duke komunikuar me hakerët tjerë për të ndihmuar njerëzit e qeverisë për të grumbulluar materialin për padi”.
Monsegur, nga ana tjetër, është arrestuar gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, por ishte lëshuar dhe ishte vendosur nën përcjelljen e agjentëve të FBI-së, për të ju ndihmuar atyre për të zbuluar anëtarët e LulzSec. Dosja e tij është mbyllur me urdhër të gjykatës, me cilën gjë praktikisht u bë sekret ashtu që askush jashtë operacionit nuk do të mund të merrte vesh për arrestimin dhe lëshimin gjë kjo e cila padyshim që do të bënte anëtarët e LulzSec që të dyshojnë.
Duke iu falënderuar sakrificës së Monsegnurit, FBI ka ngritur paditë kundër ish kolegëve të tij: Rayan “Kayola” Ackroyd, Jake “Topiary” Davis, Darren “pwnsauce” Martyn, Donncha “palladium” O’Cearrbhail, Jerremy “Anarchacs” Hammond.
Monsegur përndryshe është 28-vjeçar i papunë baba i dy fëmijëve i cili jeton me ndihma sociale në New Yorkun lindorë dhe sipas pohimeve mu për shkak të fëmijëve pranoi të bashkëpunoj me FBI-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Rusia pa një rënie prej 22% në shitjet e laptopëve në korrik
Është zbuluar një lloj i ri sulmit - synon objektiva të zgjedhura me kujdes
Threads do të marr veçorinë e dërgimit të mesazheve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë