LAJMI I FUNDIT:

Vërshim i reklamave në Facebook

Vërshim i reklamave në Facebook

Reklamat në rrjetin më të madh shoqërorë në botë së shpejti do të paraqiten edhe në News Feed, në pajisjet mobile ... Madje do ti shihni ato edhe kur ç’kyçeni nga rrjeti.

Kompania e Mark Zuckerbergut ka paralajmëruar një seri të shërbimeve të reklamimit, me të cilat do të vërshoj ndërfaqen, deri tani së paku, bukur të pastër nga reklamat.

Edhe pse ishte munduar shumë që të ia plotësoj të gjitha dëshirat reklamuesve, Facebook ende konsiderohet si anomali në botën e reklamave digjitale. Nuk ofronte shumë gjëra që janë të zakonshme për faqet tjera. Adutët e tij janë të dhënat e shfrytëzuesve dhe personalizimi.

Krahas reklamave tashmë të njohura në anën e djathtë të faqes, janë paralajmëruar edhe reklamat Premium, të cilat do të vendosen në vendet e ndryshme, me theks të veçantë në shfaqjen në pajisjet mobile.


Facebook deri në muajin prill do të bart të gjitha faqet e veta në Timeline, që reklamuesve do të ju jap më shumë mundësi për brendim dhe promocione. Çfarëdo që publikohet në ato faqe – statuset, fotografitë, video – do të mund të kalohen edhe në faqet e shfrytëzuesve.

Do të prezantohet edhe një vegël e re, Reach Generator, që do të mundësoj përqendrim më agresiv në shfrytëzuesit, e me këta hapa, Facebook mund të shndërrohet në platformën më të madhe botërore të reklamimit. /Telegrafi/