LAJMI I FUNDIT:

Google – një milion dollarë për hakerin që rrëzon Chromein

Google – një milion dollarë për hakerin që rrëzon Chromein

Në Google janë të bindur se kanë ueb shfletuesin më të sigurt në botë. Këtë teori janë të gatshëm ta mbështesin me një milion dollarë.

Ekspertët për sigurinë e Internetit gjatë tre viteve të fundit dëshpëronin krijuesit e ueb shfletuesve Firefox, Internet Explorer dhe Safari, ashtu që gjenin lëshimet e tyre dhe i hakonin ato. Por, një ueb shfletues mbeti engimë edhe për ata – Chrome i Google.

Për shkak të këtij fakti Google ofroi një milion arsye që ndokush të provoj të hakoj ueb shfletuesin e tyre. Pra, Google ofroi një milion dollarë në formën e fondit shpërblyes për të gjithë ata që arrijnë të hakojnë Chromein, në evenimentin vjetor të hakerëve Pwn2Own, i cili do të mbahet javës që vjen në kuadër të konventës informatike CanSecWest në Vankuver të Kanadasë.

Më saktë, të gjithëve që gjejnë bug në Chrome dhe e shfrytëzojnë për hakimin e shfletuesit, Google u ofron nga 60,000 dollarë. Për sukseset e hakerëve të cilët përfshijnë edhe bugët specifik për Chromein (por jo ekskluzivisht për Chrome), Google u ofron nga 40,000 dollarë, e më së paku, 20,000 dollarë u ofron hakerëve të cilët do të gjejnë bug në Windows, Flash ose driverët harduerik, dhe që arrijnë ti hakojnë ato.


Google vendosi për këtë gjest për shkak se dëshiron të shoh se çfarë mund ti bëjnë hakerët më të mirë botërorë ueb shfletuesit të tyre. Natyrisht, të bëmat e këtilla sjellin deri te përmirësimi i softuerit dhe kuptimi se i njëjti është i lëndueshëm ndaj sulmeve të hakerëve. Por, kush luan me zjarr … /Telegrafi/