LAJMI I FUNDIT:

Apple bleu kompaninë Chomp?

Apple bleu kompaninë Chomp?

Siç shkruan TechCrunch, Apple ka blerë kompaninë Chomp, për të përdorur teknologjinë e saj për të përmirësuar App Store-in e vet.

Chomp filloi me punë në vitin 2010 si vegël alternative kërkuese për App Storein e Apple, e më vonë zgjeroi afarizmin edhe në Androidin e Google. Teknologjia e kompanisë siguron rezultatet e kërkimit të bazuar në funksionet e aplikacioneve individuale, e jo në emrin e tyre. Përveç kërkuesit i cili punon brenda shfletuesit të Internetit, Chomp ofron edhe aplikacionet përkatëse për pajisjet mobile të bazuara në iOS dhe Android.

Nuk është publikuar se sa pagoi Apple për kompaninë e as kur saktë është kryer transaksioni. Në Apple nuk dëshiruan të komentojnë këto pohime, por vetëm theksuan se Apple kohë pas kohe blen kompani të vogla dhe se ata parimisht nuk komentojnë arsyet e tyre e as planet që kanë. /Telegrafi/