LAJMI I FUNDIT:

Në Facebook është duke u kaluar më pak kohë

Në Facebook është duke u kaluar më pak kohë

Në përafërsisht gjashtë muajt e fundit (me përfundim në muajin janar të këtij viti), sipas hulumtimit të shtëpisë analitike Experian Hitwise koha e kaluar në Facebook është zvogëluar për 21%, nga 28 në 22 minuta.

Shtëpia analitike deri tek këto të dhëna ka ardhur me përcjelljen analitike të tre milion Australianëve dhe njëkohësisht ka zbuluar se pjesëmarrja e Facebookit në numrin e përgjithshëm të vizitave të rrjetave shoqërore është pak mbi gjysmë, konkretisht 512 milion vizita gjatë janarit. Pas Facebookut pason YouTube me 239 milion vizita gjatë janarit.

Hulumtimi ka përfshirë qasjen në Intenret përmes linjave fikse dhe atyre Wi-Fi, por jo dhe atyre 3G. Menaxheri gjeneral i Experian Hitwise prapëseprapë nuk mendon se kjo do të thotë se vizitorët e Facebookut janë të lodhur nga ky shërbim, por se ky është një indikacion i vjetërsimit të Facebookut, i cili për shfrytëzuesit dalëngadalë po bëhet pjesë e përditshmërisë. Në të vërtetë, fillimisht shfrytëzuesit kalonin më shumë kohë për shkak se ndërtonin rrjetin e tyre dhe ndërlidheshin me miqtë e tani vetëm dërgojnë informata. /Telegrafi/