LAJMI I FUNDIT:

Google fillon numërimin prapa për MWC

Google fillon numërimin prapa për MWC

Google dhe Android vitin e kaluar ishin mjaftë të spikatur në Mobile World Congress. Kompania për këtë vit planifikon prani edhe më të madhe, ndërsa është lansuar edhe faqja në të cilën koha numëron prapa deri në fillimin e panairit.

Në stilin tipik të Google, në faqe është shfaqur stenda për Androidin. Nën të ndodhet rrëshqitësi me të cilin mund të përcjellët krijimi i stendës. Për momentin në faqe ka fare pak informata, por me kalimin e kohës, Google do të zbuloj gjithnjë e më shumë informata – në terminët e faqes, do të nxjerr edhe ca gjëra nga kutitë. Faqen mund ta shikoni këtu.

Mobile World Congress fillon me 27 të këtij muaji, ndërsa do të mbahet në Barcelonë. /Telegrafi/