LAJMI I FUNDIT:

Mos u bëni naiv: Facebook nuk paguan për shpërndarjen e fotografive të fëmijëve të sëmurë!

Mos u bëni naiv: Facebook nuk paguan për shpërndarjen e fotografive të fëmijëve të sëmurë!

Mos ndani fotografitë e fëmijëve të sëmurë të cilëve Facebook gjoja do të ju ndihmoj në operacion ose do të ju jap para – bëhet fjalë për një mashtrim kështu që më së miri është që të ia raportoni fotografitë Facebookut.

Edhe pse tashmë pothuajse jemi mësuar me mashtrimet e shumta në rrjetin më të madh shoqërorë në botë, duhet cekuar se ditëve të fundit shfrytëzuesit e Facebooku në masë të madhe po ndajnë fotografitë e fëmijëve të sëmurë për shkak se në atë mënyrë kjo kompani “do të u mundësoj shërimin ose do të ju jap para”.

Si dhe deri tani, Facebook askujt nuk do ti paguaj asgjë as që do ti ndihmoj në shërbim, por këto mashtrime kanë për qëllim vetëm të krijojnë spam në murrët e shfrytëzuesve.

Siç kanë shkruar në blogun e sigurisë të kompanisë Sophos, ajo çfarë është për të ardhur keq është fakti se nëpër rrjet po qarkullon fotografia e vajzës të cilës do ti transplantohet pa pagesë zemra nëse ajo foto ndahet 10 mijë herë, ndërsa bëhet fjalë për një vajzë të cilës në vitin 2007 i është transplantuar zemra, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë një vit më vonë.


Për çdo ndarje të një fotografie në të cilën ndodhet vajza e cila gjoja ka kancer, Facebook do të bëj “donacion” tri cent për ti ndihmuar asaj në shërim. Natyrisht, edhe këtu bëhet fjalë për mashtrim dhe fotografia e të njëjtës vajzë nëpër Facebook është duke qarkulluar qe disa vite.

Përveç këtyre mashtrimeve, nëpër Facebook është shpërndarë edhe lajmi i rremë se ka vdekur Chuck Norris (Chuck Norris dies at age 71! Not a joke) – këtë lajm me gjasë askush nuk e besoi, ndërsa kur klikohet lidhja, hapet faqja në të cilën duhet plotësuar njëfarë ankete.

Nëse hasni në fotografi të këtilla, lirisht paraqitini ato pranë Facebookut për të ju ndihmuar atyre që të zgjidhin këto probleme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit

Meta trajnon pa paralajmërim inteligjencën artificiale mbi të dhënat e qytetarëve të Ballkanit

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime

Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Teknologji
Kalo në kategori