LAJMI I FUNDIT:

Pas protestës, rriten vizitat e Wikipedia

Pas protestës, rriten vizitat e Wikipedia

Wikipedia ka gëzuar një rritje të trafikut të vizitave gjatë kësaj jave, megjithë mbylljen e shërbimit për 24 orë, e cila ishtë një shenjë proteste ndaj propozimeve për piraterinë në internet në Shtetet e Bashkuara.

Vizitorët britanikë të faqes së famshme të internetit të mërkurën, gjatë ndërprerjes u ngritën nga një mesatare prej 5.6 në 5.8 milionë, thuhet sipas shifrave të pavarura të trafikut.

Trafiku shtesë bëri që faqja e internetit Wikipedia të ngritet në mesin e tetë faqeve më të vizituara në vend, në vend të pozitës standarde në numrin nëntë, tha Experian Hitwise.

Interesi për enciklopedinë më të famshme online ka qenë edhe më i madh në vendet tjera të botës, thotë bashkë-themeluesi i saj, Jimmy Wales. / Telegrafi /