LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë miliard Kinez në Internet

Gjysmë miliard Kinez në Internet

Sipas shkrimit të Reuters, i cili thirret në informatat të cilat ka publikuar China Internet Network Information Center, Kina kah fundi i nëntorit të vitit të kaluar kishte 505 milion shfrytëzues të Internetit.

Gjithashtu theksohet se numri i shfrytëzuesve po rritet vazhdimisht me shpejtësi të madhe, respektivisht në mesatare nga vitit 2008 për çdo vit është rritur për 70 milion. Në të vërtetë, në fillim të vitit 2008 në Kinë ishin vetëm 221 milion shfrytëzues të Internetit, e qysh gjatë janarit të vitit 2009 kjo shifër u rrit në 298 milion.

Por ka mbetur edhe shumë hapësirë për rritje duke pasur parasysh se momentalisht vetëm 37.7% e popullatës kineze përdorë Internetin. /Telegrafi/