LAJMI I FUNDIT:

Wikipedia mbush 11 vjet

Wikipedia mbush 11 vjet

Sot, më 15 janar 2012, Wikipedia festoon ditëlindjen e saj të 11 në internet.

Sipas faqes, viti i kaluar ishte një vit i rëndësishëm për Wikipedia, e cila ka kaluar një dekadë të rritjes dhe zhvillimit në tërë botën.

Për ditëlindjen e Wikipedia, në botë janë organizuar mbi 450 ahengje për të festuar arritjen dhe rrëfimin para publikut dhe përdoruesve të faqes.

Në 2011, Wikipedia ka shënuar mbi 20 milionë artikuj të postuar në faqe, ndërsa këtë vit kjo shifër është rritur në 21 milionë.
Gjatë tërë këtyre viteve, faqja ka arritur të ketë edhe shumë vizita nga katër anët e botës, ndërsa faqja ka arritur në 400 milionë vizitorë unik, apo 16 miliardë vizita individuale në faqe për të gjitha projektet e organizatës Wikimedia.


Edhe përdorimi i Wikipedia nga telefonat mobil ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u përkthyer në 282 gjuhë. / Telegrafi /