LAJMI I FUNDIT:

India kërcënon me ndalimin e Facebook

India kërcënon me ndalimin e Facebook

Duke vazhduar me kërkesat e saj të cilat janë teknikisht të pamundura për tu realizuar, një gjykatë në Indi ka lëshuar një tjetër kërcënim për rrjetin më të madh social në botë, Facebook.

Në rast se Facebook nuk do të mund të arrijë t’i plotësojë kërkesat e gjykatës indiane, atëherë ky kërcënim nënkupton që Facebook mund edhe të ndalohet në këtë vend, pa përjashtuar edhe ndalimin e faqeve tjera të famshme të internetit, sikurse atë të Google.

Kërkesa e autoriteteve indiane është që Facebook të pamundësojë publikimin e përmbajtjes “fyese” dhe “të papërshtatshme” për publikun indian.

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se gjykata e lartë e Delhit ka thënë se nëse nuk aplikohet një masë e rreptë e censurimit të përmbajtjes “fyese”, Facebook mund të ketë një fat të njëjtë sikurse Google në shtetin komunist të Kinës. / Telegrafi /